Grupi Ndërinstitucional i Punës për Kapitullin 27 - Mjedisi dhe Ndryshimi Klimatik (GPNI27)

Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.749, datë 19.12.2018 "Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e strukturës shtetërore përgjegjëse për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e Traktatit të Aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian", dhe paragrafit 4, 10 dhe 12, të nenit 4 të Urdhrit të Kryeministrit nr. 94, datë 20.05.2019 "Për ngritjen, përbërjen dhe funksionimin e grupeve ndërinstitucionale të punës për integrimin evropian", është krijuar Grupi Ndërinstitucional i Punës për Kapitullin 27.

Fusha e veprimtarisë së GPNI përcaktohet nga përmbajtja tematike e Kapitullit 27 "Mjedisi dhe Ndryshimi Klimatik", i cili përbëhet nga përmbajtjet nën-tematike të mëposhtme (të quajtura "Nënkapituj"): Legjislacioni horizontal, cilësia e ajrit, menaxhimi i mbeturinave, Cilësia e Ujit, Mbrojtja e Natyrës, Kontrolli i ndotjes Industriale, Kimikatet, Zhurmat, Mbrojtja Civile dhe Ndryshimi i Klimës. Kryetarja e GPNI27, zëvendës Ministrja e MTM Znj. Ornela Cuci, është përgjegjëse për punën e GPNI27. Ky grup konsiderohet si platforma kryesore për procesin përgatitor të BE-së dhe kështu do të jetë struktura kryesore për planifikimin dhe menaxhimin e negociatave për në BE.

Anëtarë të GPNI27

Detyrat kryesore të Anëtarëve të GPNI27 dhe personave përgjegjës për direktivat dhe rregulloret e Kapitullit 27 gjatë procesit të integrimit me BE dhe përgatitja për kontrollin paraprak dypalësh përfshijnë, por jo vetëm:

a) Sigurimi që çdo akt ligjor përkatës i BE-së të analizohet, statusi dhe planet për transpozim, zhvillim institucional, zbatim dhe ekzekutim të përgatiten si input i nevojshëm për të përgatitur materiale për kontrollin paraprak bilateral;
b) Pjesëmarrje dhe kontribut në Procesin e Vlerësimit Përgatitor të Kontrollit Paraprak (SPA);
c) Pjesëmarrje dhe kontribut në procesin e vlerësimit të nevojave;
d) Hartim i përgjigjeve për pyetësorin e Kontrollit Paraprak;
e) Hartim i planeve të veprimit për direktivë / rregullore të veçantë gjatë kontrollit paraprak;
f) Kontribut në përgatitjen e raporteve të progresit për integrimin në BE;
g) Përgatitje e prezantimeve në lidhje me aktet ligjore përgjegjës gjatë takimit bilateral të Kontrollit Paraprak dhe gjatë takimit tjetër me Komisionin Europian, si të rëndësishme për Integrimin Europian;
h) Pjesëmarrje në Kontrollin Paraprak Bilateral dhe takime të tjera, si pjesë e Delegacionit, dhënia e prezantimeve në lidhje me aktin ligjor përgjegjës;
i) Përgatitje e përgjigjeve dhe informacionit shtesë pas kërkesave të tilla nga Komisioni Europian ose autoritetet kombëtare;
j) Identifikim i direktivave që kërkojnë mundësisht periudha kalimtare, propozojnë masa për organizimin e hartimit të planeve të Zbatimit të Direktivës Specifike dhe dokumentacioni tjetër mbështetës, siç kërkohet;
k) Identifikimi i çështjeve kërkon analizim dhe sqarim të mëtutjeshëm me KE ose institucione të tjera;
l) Monitorimi i zbatimit dhe zhvillim i mëtejshëm i Planit Kombëtar të Integrimit Europian (PKIE);
m) Kryerje e detyrave të tjera siç vendoset nga GPNI.

Komentet janë të mbyllura.