{"id":1750,"date":"2021-03-08T08:36:46","date_gmt":"2021-03-08T08:36:46","guid":{"rendered":"http:\/\/142.93.138.191\/?p=1750"},"modified":"2021-03-08T08:36:46","modified_gmt":"2021-03-08T08:36:46","slug":"water-a-resource-in-need-of-management","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sane27.com\/sq\/water-a-resource-in-need-of-management\/","title":{"rendered":"Uji: Pasuria jon\u00eb e pa menaxhuar"},"content":{"rendered":"<p>Legjislacioni mjedisor evropian dhe parimet e menaxhimit t\u00eb integruar t\u00eb burimeve ujore n\u00eb perspektiv\u00ebn shqiptare.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vendi i dyt\u00eb m\u00eb i pasur n\u00eb Evrop\u00eb p\u00ebrsa i p\u00ebrket burimeve ujore, me nj\u00eb sip\u00ebrfaqe ujore t\u00eb konsiderueshme, e p\u00ebrllogaritur sa dyfishi i sip\u00ebrfaqes territoriale. Bukurit\u00eb dhe vlerat e burimeve tona ujore jan\u00eb t\u00eb pa\u00e7muara, dhe \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb ta konstatosh k\u00ebt\u00eb fakt, n\u00ebse ndalemi tek Lugina e Shushic\u00ebs, e gjendur n\u00eb Krahin\u00ebn Malore Jugore n\u00eb rrethin e Vlor\u00ebs, me disa burime kryesore uj\u00ebrash n\u00ebntok\u00ebsore gjat\u00eb gjith\u00eb rrjedh\u00ebs s\u00eb saj.<\/p>\n<p>Lumi Shushica, pjes\u00eb e Basenit t\u00eb Vjos\u00ebs, ka prurje t\u00eb p\u00ebrhershme uji dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga lumenjt\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij baseni. Uj\u00ebrat e Shushic\u00ebs pasi bashkohen me ato t\u00eb Vjos\u00ebs vijojn\u00eb rrjedh\u00ebn p\u00ebr rreth 25 km t\u00eb tjera p\u00ebr tu derdhur n\u00eb detin Adriatik. Duke filluar nga burimi deri n\u00eb derdhje, gjat\u00eb rrjedh\u00ebs s\u00eb tij ai kalon n\u00eb disa qendrave t\u00eb banuara. Pra, ajo \u00e7ka mund t\u00eb themi \u00ebsht\u00eb q\u00eb lumi Shushica \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ekosistem shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr banor\u00ebt e k\u00ebsaj zone t\u00eb cil\u00ebt e p\u00ebrdorin at\u00eb p\u00ebr uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm, ujitje, bluarje drith\u00ebrash me mulli, peshkim, arg\u00ebtim, por jo p\u00ebr lundrim.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e organizatave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile aktive, media dhe komuniteti n\u00eb basenin e Vjos\u00ebs, v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh n\u00eb k\u00ebt\u00eb lum\u00eb, prej munges\u00ebs s\u00eb planit t\u00eb menaxhimit t\u00eb basenit t\u00eb lumit Vjosa, g\u00ebrryerjet, erozioni dhe derdhjet e mbetjeve urbane. Ata shprehen se cil\u00ebsia e uj\u00ebrave dhe \u201csh\u00ebndeti\u201d i k\u00ebtij ekosistemi lumor \u00ebsht\u00eb mesatar, e ndikuar nga keqmenaxhimi jo vet\u00ebm t\u00eb burimeve ujore, por i t\u00eb gjith\u00eb pellgut uj\u00ebmbledh\u00ebs. Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb dallosh p\u00ebrgjat\u00eb an\u00ebve dhe brigjeve t\u00eb lumit mbetje t\u00eb cilat pluskojn\u00eb apo rr\u00ebshqasin brigjeve duke mb\u00ebrritur dhe pluskuar n\u00eb sip\u00ebrfaqe t\u00eb rrjedh\u00ebs. Mbetjet p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb lum dhe kan\u00eb destinacion fundor Detin Adriatik. Problem i trash\u00ebguar shqet\u00ebsues jan\u00eb uj\u00ebrat e zeza t\u00eb qendrave t\u00eb banuara q\u00eb derdhen n\u00eb p\u00ebrrenj apo rrjedha ujore dhe p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb uj\u00ebrat e k\u00ebtij lumi.<br \/>\nDirektiva Kuad\u00ebr e Ujit, nj\u00eb nga direktivat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Bashkimit Evropian, v\u00eb n\u00eb themel qytetar\u00ebt dhe komunitetet si motor l\u00ebviz\u00ebs n\u00eb zbatimin e saj. Por niveli i transpozimit n\u00eb legjislacionin shqiptar p\u00ebr menaxhimin e uj\u00ebrave mbetet i ul\u00ebt, vet\u00ebm 41%; institucionet jan\u00eb t\u00eb brishta dhe burimet t\u00eb pamjaftueshme. Sidomos vitet e fundit, vendi po p\u00ebrballet me efektet e ndryshimeve klimatike, t\u00eb cilat jan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb dukshme dhe prekin sip\u00ebrfaqe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb territorit t\u00eb vendit, si\u00e7 jan\u00eb p\u00ebrmbytjet. Rritja e temperaturave dhe ulja e sasis\u00eb s\u00eb reshjeve, ka sjell\u00eb dimra m\u00eb t\u00eb but\u00eb, pranver\u00eb m\u00eb t\u00eb ngroht\u00eb dhe ver\u00eb e vjesht\u00eb m\u00eb t\u00eb that\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb nxeht\u00eb. Pritet q\u00eb burimet ujore t\u00eb ulen me 14% deri n\u00eb vitin 2050, nd\u00ebrsa ndryshimi i regjimit t\u00eb reshjeve do t\u00eb sjell\u00eb intensitet t\u00eb rr\u00ebmbyesh\u00ebm t\u00eb tyre, t\u00eb g\u00ebrshetuara me shkrirje t\u00eb hershme t\u00eb d\u00ebbor\u00ebs, shkaktuar nga rritja e temperatur\u00ebs n\u00eb pranver\u00eb, duke sjell\u00eb k\u00ebshtu p\u00ebrmbytje m\u00eb t\u00eb shpeshta.<\/p>\n<p>Politikat e menaxhimit t\u00eb ujit duhet t\u00eb udh\u00ebhiqen nga parimi \u201cndot\u00ebsi paguan\u201d dhe \u201cuji \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb e njeriut\u201d. Cdo nism\u00eb n\u00eb menaxhimin e burimeve natyrore dhe t\u00eb ujit, duhet t\u00eb pararendet nga Vler\u00ebsimi Strategjik Mjedisor, i cili pothuajse nuk realizohet n\u00eb Shqip\u00ebri. P\u00ebrfshirja e OSHC-ve mjedisore n\u00eb procesin e hartimit dhe monitorimit t\u00eb planeve t\u00eb menaxhimit \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm. Nd\u00ebr veprimet m\u00eb urgjente \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktimi i zonave m\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuara t\u00eb brigjeve t\u00eb lumit nga erozioni prej marrjes s\u00eb zhavorreve apo nga erozioni natyror. Ngritja e grupeve t\u00eb monitorimit p\u00ebr pikat e nxehta t\u00eb ndotjes p\u00ebrgjat\u00eb rrjedh\u00ebs s\u00eb lumit duhet t\u00eb ket\u00eb pjes\u00ebmarrje t\u00eb gjer\u00eb me an\u00ebtar\u00eb t\u00eb komunitetit p\u00ebr evidentimin e rasteve t\u00eb paligjshm\u00ebris\u00eb dhe raportimin e tyre pran\u00eb agjencive ligjzbatuese.<br \/>\nBanor\u00ebt e zon\u00ebs pran\u00eb rrjedh\u00ebs s\u00eb Lumit Shushica shprehen se ka nj\u00eb d\u00ebmtim t\u00eb madh t\u00eb drur\u00ebve p\u00ebrgjat\u00eb rrjedh\u00ebs s\u00eb tij, kryesisht rrapi dhe shelgu. Nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i organizat\u00ebs \u201cGjelb\u00ebrimi 2000\u201d shprehet se d\u00ebmtimi i tyre dhe prishja e habitatit natyror t\u00eb bim\u00ebsis\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb rrjedh\u00ebs s\u00eb lumit ka shkaktuar erozionin e brigjeve gjat\u00eb r\u00ebnies s\u00eb shirave t\u00eb vjesht\u00ebs, dimrit dhe pranver\u00ebs. As pritat e betonit nuk e kan\u00eb ndalur g\u00ebrryerjen e m\u00ebtejshme.<br \/>\nRritja e presionit t\u00eb shfryt\u00ebzimit t\u00eb burimeve ujore thekson r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e menaxhimit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb tyre, duke i dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi zbatimit t\u00eb politikave t\u00eb q\u00ebndrueshme, nj\u00eb kuadri ligjor t\u00eb plot\u00eb dhe pranis\u00eb s\u00eb institucioneve vendore dhe qendrore zbatuese. Gjithashtu vler\u00ebsohet si nevoj\u00eb urgjente p\u00ebrdorimi i mekanizmave transparente dhe efektiv\u00eb p\u00ebr menaxhimin e pasurive tona natyrore, instrumente k\u00ebto thelb\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb siguruar veprime konkrete n\u00eb ruajtjen e pasuris\u00eb s\u00eb burimeve ujore.<br \/>\nGrupimi GREEN 27+, p\u00ebrmbledh rreth 20 organizata mjedisore n\u00eb mbar\u00eb vendin, dhe me mb\u00ebshtetjen financiare dhe n\u00eb bashk\u00ebpunim me Programin SANE 27, Green 27+ \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb zhvillimin e nj\u00eb programi mb\u00ebshtetjeje dhe rritje t\u00eb kapaciteteve p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb civile, i cili synon mb\u00ebshtetjen e procesit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE p\u00ebr Kapitullin 27, duke nxitur dialogun midis institucioneve qeveritare dhe OJQ-ve mbi legjislacionin mjedisor.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>European environmental acquis and principles of integrated water resources management in the Albanian perspective. Albania is the second richest country in Europe in terms of water resources, with a significant &hellip;<\/p>","protected":false},"author":3,"featured_media":1751,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[87],"tags":[],"class_list":["post-1750","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-green27"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sane27.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1750","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sane27.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sane27.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sane27.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sane27.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1750"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sane27.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1750\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1752,"href":"https:\/\/sane27.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1750\/revisions\/1752"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sane27.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1751"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sane27.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1750"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sane27.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1750"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sane27.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1750"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}