KAPITULLI 27 - Mjedisi dhe Ndryshimi Klimatike

Çfarë është Kapitulli 27?

Kapitujt janë politika të BE-së, të ndara në fushën specifike të rregullimit nga acquis e BE-së që çdo vend që aspiron negociatat për në BE duhet të përmbushë objektivat dhe standardet specifike të kapitullit. Nga 35 kapituj gjithsej, Kapitulli 27 është për Mjedisin dhe Ndryshimin Klimatik ku formësohet politika mjedisore e BE-së.

Politika mjedisore e BE-së synon të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm dhe të mbrojë mjedisin për brezat e tanishme dhe të ardhshëm. Ajo bazohet në masa parandaluese, parimin ndotësi paguan, luftën kundër dëmtimit mjedisor në burim, përgjegjësinë e përbashkët dhe integrimin e mbrojtjes së mjedisit në politikat e tjera të BE-së. Acquis e BE-së përfshin mbi 200 akte ligjore, të cilat për qëllime negocimi janë të grupuara në 73 akte ligjore kryesore (direktiva dhe rregullore) nën Kapitullin 27 - Mjedisi dhe Ndryshimi Klimatik dhe që mbulojnë legjislacionin horizontal, cilësinë e ujit dhe të ajrit, menaxhimin e mbetjeve, mbrojtjen e natyrës, kontrollin e ndotjes industriale dhe menaxhimin e rrezikut, kimikatet, zhurmën dhe ndryshimin e klimës.

Komentet janë të mbyllura.