Partnerët Zbatues

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

http://www.mjedisi.gov.al 

 

Agjencia Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit

Agjencia Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit është një agjenci shtetërore në Suedi përgjegjëse për çështjet e mjedisit. Agjencia kryen detyra për llogari të Qeverisë Suedeze në lidhje me mjedisin në Suedi, BE dhe në shkallë ndërkombëtare.

Fusha e veprimtarisë së Agjencisë është e trefishtë:

  • Zhvillimi i njohurive dhe dokumentacionit - për të zhvilluar përpjekjet tona mjedisore dhe ato të të tjerëve
  • Zhvillimi i politikës mjedisore - duke i ofruar Qeverisë një bazë të shëndoshë për vendime dhe duke i dhënë një shtysë përpjekjeve të BE-së dhe ndërkombëtare.
  • Zbatimi i politikës mjedisore - duke vepruar në atë mënyrë që të sigurohet pajtueshmëria me Kodin Mjedisor të Suedisë dhe realizimi i objektivave kombëtare për mjedisin.

 

Agjencia Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA Suedeze) zhvillon bashkëpunim ndërkombëtar, në mënyrë dypalëshe, me vendet e zgjedhura dhe në forume të ndryshme shumëpalëshe. Bashkëpunimi i EPA Suedeze kontribuon në vizionin e saj për 'një mjedis të mirë jetese për njerëzit dhe të gjitha gjallesat e tjera, tani dhe për brezat e ardhshëm.' Ai gjithashtu forcon aftësinë e tij për të arritur objektivin Suedez në lidhje me brezat e ardhshëm, objektivat mjedisore, si dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm sipas Agjendës globale 2030.

 

Puna e Agjencisë financohet përmes alokimeve të shtetit. Një pjesë e fondit shpenzohet për stafin, ambientet dhe përpjekjet e tjera në vazhdim. Pjesa tjetër e fondit është alokuar për monitorimin e mjedisit, kërkimin mjedisor dhe bashkëpunimet ndërkombëtare mjedisore dhe klimatike.

Çdo vit, Qeveria Suedeze vendos objektivat, kërkesat dhe një buxhet për përpjekjet e Agjencisë në ato që njihen si "udhëzime alokimi".

Mandati i Agjencisë përfshin caktimin e alokimeve buxhetore tek aktorët e tjerë brenda fushave të tilla si mbrojtja dhe mirëmbajtja e mjediseve me vlerë natyrore, pastrimi dhe rehabilitimi i zonave të ndotura, kompensimi për dëmet e shkaktuara nga bota e egër dhe mbështetja për organizatat e rekreacionit në natyrë.

http://www.swedishepa.se

 

Komponenti shqiptar i menaxhimit të mbështetjes::

Genc Myftiu Konsultim për Zhvillim po ofron shërbime "në mbështetje të menaxhimit", duke përfshirë shërbime të mbikëqyrjes dhe ndihmës (shërbimi i menaxhimit administrativ për shembull takime pune, konferenca, takime, transport, interpretim, marrje me qira e pajisjeve për takimet, përzgjedhje, rekrutim dhe pagesë për ekspertët lokalë).

Genc Myftiu Sh.P.K

http://www.gencmyftiu.com

Komentet janë të mbyllura.