Takimi ishte shume i rëndësishëm pasi prezantoi drejtuesen e re të GNPIE 27 gjithashtu, pasi është takimi i parë që mbahet pas konferencës ndërqeveritare mbi negociatat për anëtarësim të korrikut 2022. Bazuar mbi rezultatet e konferencës, roli i GNPIE 27 është gjithnjë e më i rëndësishëm dhe duhet të ndjekë ritmin e procesit të negociatave. Takimi shërbeu edhe për të përditësuar pjesëmarrësit me zhvillimet e fundit por dhe për të diskutuar mbi përmirësimin e funksionalitetit të GNPIE. Ky takim u organizua në bashkëpunim me programin SANE27 që financohet nga Ambasada Suedeze.
Pëlqej