Rreth nesh

Program: Mbështetja e negociatave shqiptare në fushën e mjedisit - Kapitulli 27 (SANE27) Faza II

Ky projekt vjen si vazhdim i SANE 27st faza e parë). Faza e re e quajtur “Mbështetja e Negociatave Shqiptare në Mjedis, Kapitulli 27 (Sane27)- Faza 2” zbatohet nga Brooks Hannas & Partners, financuar nga Sida dhe ka në thelb të njëjtën pwrqasje si në fazën e parë. Programi i ri ka filluar më 1st shtator 2021, me një periudhë përgatitore dymujore dhe një periudhë zbatimi njëzet e gjashtë muaj. Qëllimi i programit është:

(i) Të ofrojë asistencë teknike për Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit (MTE) për shqyrtimin dhe negociatat e Kapitullit 27;

(ii) T'i ofrojë asistencë teknike Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit (MTE) për të identifikuar nevojat e planifikimit dhe për të mbështetur zbatimin e dokumenteve të planifikimit strategjik.

Përfituesi kryesor i programit do të jetë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit me fokus të veçantë Departamentin për Integrim, Koordinim, Marrëveshje dhe Asistencë (DICAA). Megjithatë, të gjitha institucionet dhe personat e përfshirë në proceset integruese lidhur me Kapitullin 27 do të përfitojnë nga programi. Programi do të vazhdojë të ketë një marrëdhënie të ngushtë pune me të gjitha palët e interesuara dhe gjithashtu do të përpiqet të krijojë qëndrueshmëri. Programi do të angazhojë një kombinim të ekspertëve ndërkombëtarë dhe kombëtarë që do të mbështesin stafin e projektit dhe përfituesit në arritjen e rezultateve.


Program: Mbështetja e negociatave shqiptare në fushën e mjedisit - Kapitulli 27 (SANE27) Faza I

Në vijim të objektivave të qeverisë Suedeze për të mbështetur Shqipërinë në reformat kyçe drejt zhvillimit ekonomik, forcimit të demokracisë dhe një mjedisi më të mirë, në përputhje me programin e Shqipërisë për integrimin në BE, Suedia po financon zbatimin e një programi në fushën e mjedisit dhe klimës si një nga fushat kryesore të mbështetjes. Programi "Mbështetja e negociatave shqiptare në fushën e mjedisit, Kapitulli 27" (SANE27) filloi në prill 2018 dhe po zbatohet në partneritet midis Ministrisë shqiptare të Turizmit dhe Mjedisit (MTM) dhe Agjencisë Suedeze të Mbrojtjes së Mjedisit me fokus te mbështetja për të arritur një mjedis më të mirë në Shqipëri përmes zbatimit të Politikës Mjedisore të BE-së - Kapitulli 27 - Mjedisi dhe Ndryshimiet Klimatike.

Përveç MTM, programi ka punuar me ministri të tjera dhe institucione përkatëse që janë anëtare të Grupit Ndërinstitucional të Punës për Kapitullin 27 - Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike, siç janë: Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme (MEPJ); Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE); Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS); Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR); Ministria e Mbrojtjes (MM); Agjencia Kombëtare Ujësjellës Kanalizime dhe Mbetjeve te Ngurta (AKUM); Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU) Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM); Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM); Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG); Instituti i Statistikave (INSTAT); Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (DPD); Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV); Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI).

Programi ka filluar në një moment shumë të rëndësishëm për Shqipërinë pas rekomandimit të Komisionit Europian për hapjen e negociatave të BE-së, pasi objektivi i tij kryesor është të krijojë aftësi teknike të administratës shqiptare për të negociuar me sukses Kapitullin 27 të Acquis të BE-së. Acquis.

Siç e tregon përvoja e Shteteve të reja Anëtare dhe vendeve aktualisht kandidate të BE-së, nevojiten rreth 4 deri në 5 vjet punë intensive për tu përgatitur për fillimin e negociatave për Kapitullin 27. Kapitulli i Mjedisi dhe Ndryshimit Klimatik (Kapitulli 27) vlerësohet si një nga më gjithëpërfshirësit dhe më sfiduesit për tu zbatuar, si edhe kapitulli më i kushtueshëm. Përgatitja kërkon kuptim të mirë të situatës aktuale ligjore, institucionale dhe zbatuese në vend, vlerësimin e kapacitetit dhe aftësive për të përmbushur të gjitha kërkesat, kuadër të mirë përgatitur planifikimi dhe strategjie se si, me cilat burime dhe deri kur do të realizohet përputhshmëri e plotë me legjislacionin dhe standardet e BE-së.

Këto janë fushat kryesore ku programi po mbështet Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit në rolin e saj drejtues në përgatitje e sipër për negociatat me BE-në në fushën e mjedisit. Programi para së gjithash fokusohet në dy aktivitete kryesore që lidhen me përgatitjen për Kapitullin 27 - Kontrolli paraprak (screening) si faza e parë e negociatave dhe përmirësimi i planifikimit strategjik për Negocimin e Kapitullit 27.

Programi synon të ketë një qasje gjithëpërfshirëse e cila fton për bashkëpunim të gjithë aktorët përkatës - në veçanti autoritetet kombëtare dhe lokale që kanë kompetenca në fushën e mjedisit, por edhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare, botës akademike dhe sektorit të biznesit. Programi gjithashtu mbështet rritjen e ndërgjegjësimit mes administratës kombëtare dhe lokale në lidhje me sfidat që vijnë me procesin e negociatave në BE, por edhe me mënyrën e shndërrimit të tyre në mundësi për mjedis më të mirë në Shqipëri.

Komentet janë të mbyllura.