Është pranuar dhe kuptuar gjerësisht se Kapitulli 27 i negociatave të anëtarësimit në BE është ndër ato më sfidueset, si për arritjen e standardeve të cilësive mjedisore, ashtu dhe për menaxhimin dhe barrën e tij financiare. Menaxhimi i ujit dhe mbetjeve, mbrojtja e natyrës dhe biodiversitetit dhe pajtueshmëria me kërkesat për informacion publik dhe pjesëmarrja në proceset e vendimmarrjes janë shembuj në Kapitullin 27 që tregojnë rëndësinë e të kuptuarit të anëtarësimit dhe sfidat e tij.
Shoqëria civile dhe rrjetet akademike luajnë një rol të madh në lidhjen e sferës publike dhe politike. Prandaj, integrimi i një shoqërie civile të bashkuar përmes rrjeteve mjedisore luan një rol të rëndësishëm në sigurimin e cilësisë dhe suksesit të negociatave të BE-së të Shqipërisë, duke i bërë “qytetarët - politikat – mjedisin” një pjesë thelbësore të procesit.
Projekti "Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile Shqiptare mbështesin procesin e Integrimit në BE - Green27 +", pjesë e Programit "Mbështetja e Negociatave të Shqipërisë për Kapitullin 27: Mjedisi dhe Ndryshimet klimatike" (SANE27), i mbështetur financiarisht nga SIDA, synon të përmirësojë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE duke nxitur dialogun midis institucioneve qeveritare dhe OShC-ve mbi legjislacionin mjedisor në lidhje me temat e Kapitullit 27. Projekti po zbatohet nga konsorciumi GREEN 27+ i përbërë nga organizatat: Qendra Burimore e Mjedisit në Shqipëri (REC Albania), Qendra Mjedisore për Zhvillim, Edukim dhe Rrjetëzim (Qendra EDEN), Instituti i Kërkimeve Urbane (URI) dhe Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA).
Është zhvilluar një pyetësor specifik për të lehtësuar vlerësimin e kapaciteteve të OShC-ve dhe për të kuptuar më mirë rolin, çështjet dhe prtishmëritë e tyre nga procesi i negociatave për anëtarësimin në BE. Pyetësori u përgatit me kontributin e të gjithë partnerëve të konsorciumit. Ai synon të mbledhë informacion më të thelluar të të gjitha organizatave aktive të shoqërisë civile, të rëndësishme për të kontribuar në çështjet që lidhen me Kapitullin 27: Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike.
Për të aksesuar rezultatet e pyetësorit, ju lutemi klikoni këtu: Rezultatet e Pyetësorit të OShC-ve
New_FormatCSO_questionar_2020
Pëlqej