Mbështetja nga OJQ-të
Nga përvoja e zgjerimeve të mëparshme të BE-së, OJQ-të mund të kontribuojnë në negociatat me BE-në në disa mënyra, p.sh. duke dhënë mendim dhe duke u theksuar Komisionit Europian dhe qeverive kombëtare çështjet dhe sfidat më të rëndësishme që kërkojnë më shumë angazhim, ose ato mund të kenë rolin klasik të "rojes", që në ndonjë rast, mund të ulë mundësinë e tyre për të shtuar vlerë dhe për të kontribuar në negociatat me BE-në.
Më 7 maj 2019 u organizua një seminar i dytë në lidhje me OJQ-të dhe procesin e negociatave me BE-në - "Përfshirja e OJQ-ve në negociatat me BE-në në Kapitullin 27". Në këtë aktivitet morën pjesë një grup i gjerë i OJQ-ve mjedisore, aktive në sektorin e mjedisit në Shqipëri. Në seminar u ndanë përvojat e OJQ-ve nga vendet e tjera kandidate (Kroaci, Serbi, Maqedonia e Veriut) dhe shteti anëtar i BE-së (Lituania) në procesin e përafrimit dhe negociatave me BE-në, si edhe u prezantua dhe u diskutua situata e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Rezultati kryesor i seminarit shprehet si një angazhim dhe i interes i qartë i OJQ-ve shqiptare për të marrë një rol aktiv në procesin e anëtarësimit në BE. OJQ-të treguan interes për të marrë pjesë në negociatat me BE-në dhe u pozicionuan për t'u bërë një grup i interesuar konstruktiv dhe pro-aktiv për Kapitullin 27. Si rezultat i një diskutimi konstruktiv gjatë seminarit, OJQ-të shprehën interesin dhe nevojën për mbështetje në zhvillimin e qëndrimit të tyre gjatë aktiviteteve përgatitore dhe procesit të negociatave me BE për Shqipërinë për Kapitullin 27, duke u përqendruar në nën-kapitujt vijues: çështjet horizontale, mbetjet, ujërat dhe ruajtja e natyrës.
Sipas konkluzioneve të seminarit, SANE27, në mënyrë që të mbështesë procesin e negociatave me BE-në për Mjedisin dhe të shtrijë ndikimin te shoqëria dhe palët e interesuara, ka organizuar një aktivitet të ri "Mbështetje për përfshirjen e OJQ-ve në Përafrimin me BE-në për Kapitullin 27". Aktiviteti synon të forcojë procesin e pranimit të Shqipërisë në BE duke nxitur dialog midis institucioneve shtetërore dhe OJQ-ve për acquis mjedisor, veçanërisht për nën-kapitujt tematikë të lartpërmendur të Kapitullit 27 dhe duke mbështetur pjesëmarrjen e OJQ-ve në përgatitjen për negociatat me BE-në për Kapitullin 27 Mjedisi dhe Ndryshimi Klimatik. Zhvillimi i një dialogu të mirë midis OJQ-ve dhe komunikimi me strukturat përkatëse administrative mund të kontribuojnë ndjeshëm në përgatitjen më të mirë për negociatat e Shqipërisë me BE-në, dhe më vonë gjatë negociatave. Duke qenë në këtë fazë të negociatave me BE-në, është shumë e rëndësishme që OJQ-të në Shqipëri të kuptojnë procesin e përafrimit (negociatave) me BE-në dhe të marrin përgjegjësinë e një aktori të rëndësishëm që do të përdorë mundësinë për të ngritur disa çështje mjedisore, por që përsëri do të jetë një partner konstruktiv për gjetjen e zgjidhjeve më të mira të mundshme në përmbushjen e kërkesave të BE-së për mjedisin, duke marrë parasysh rrethanat kombëtare.
The call for selection of NGOs consortium to implement the activity – “Strengthening involvement of the NGO sector in the EU Approximation for Chapter 27” was announced in January 14, 2020. The procurement was completed in March 2020 and the winning NGOs consortium is GREEN 27+.