Objektivat e Programit SANE27
Objektivat e Programit SANE27
Kapaciteti dhe aftësia e Ministrisë shqiptare të Mjedisit dhe
institucioneve të tjera për tu përgatitur për negociatat me BE-në për Kapitullin 27 është rritur.
Komponentët kryesorë të programit janë:
- Përgatitja për Vleresimin Paraprak të Kapitullit 27, dhe
- Planifikimi Strategjik për Negociatat për Kapitullin 27.
Rezultatet e pritshme:
1. Ministria dhe institucionet e tjera të Kapitullit 27 mbështeten për Vleresimin Paraprak të Kap.27.
- 2. Nevojat për Kapitullin 27 të planifikimit strategjik të identifikuara dhe procesi është gati për
përgatitjen e dokumenteve të kërkuara të planifikimit.
Përmbledhje e rezultateve të arritura deri më tani:
- Vlerësimi Përgatitor Paraprak i 73 direktivave kryesore të BE-së dhe normave në lidhje me Kapitullin 27 për nivelin e tyre të transpozimit, zbatimit dhe kapacitetet administrative;
- Dokumente të Vlerësimit të Nevojave për Kapitullin 27 që identifikon nevojat kryesore për të mbushur boshllëqet e identifikuara për 73 direktivat kryesore të BE-së dhe legjislacionin e paraqitur në skedat e projektit për asistencë teknike;
- Procedurat e grupit ndërinstitucional të punës për Kapitullin 27 "Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike"; “Environment and Climate Change”;
- Dokumenti Udhëzues i Komunikimit;
- Përgatitja e projekt përgjigjeve për pyetjet e kontrollit paraprak për nën-kapitujt Mbetjet, Ndotja Industriale dhe Kontrolli, dhe Ajri; Organizimi i trajnimeve të shumta për përgatitjen për negociatat me BE-në, procesin e kontrollit paraprak dhe kërkesat për direktivat dhe rregulloret e ndryshme të BE-së;