Green27+

Fillon procesi i konsultimit të raportit të opinionit të shoqërisë civile rreth progresit për Kapitullin 27

Grupimi i organizatave GREEN27+ hap procesin e konsultimit me organizatat e shoqërisë civile rreth draft raportit të shoqërisë civile për Kapitullin 27. Gjatë kësaj periudhe ky grupim ka vijuar një sërë procesesh komunikimi me institucionet qendrore të përfshira në procesin e negociatave. Katër organizatat nismëtare të grupit kanë punuar për të hartuar raportin e progresit nën optikën e shoqërisë civile. Në përfundim të fazës së parë, GREEN27+ po organizon një proces konsultimi të raportit të opinionit të shoqërisë civile për progresin në Kapitullit 27. Ky proces konsultimi do të përbëhet nga dy faza kryesore.

Faza 1: Zhvillimi i disa takime specifike online në ditët vijuese, me organizatat mbështetëse të konsorciumit GREEN27+, për të paraqitur gjetjet dhe për të grumbulluar idetë dhe rastet konkrete. Është konsideruar një ndarje e takimeve në orare të veçanta, me qëllimin që të mundësohet ndjekja e më shumë sesa një prezantim, në varësi të interesit të organizatave.

Faza 2: Konsolidimi i raportit të progresit bazuar në komentet dhe sugjerimet e mbledhura, versioni para-final i të cilit do të qarkullohet për një konsultim të dytë edhe më të gjerë me shoqërinë civile, përpara përfundimit dhe dorëzimit të tij.

Në vijim gjendet planifikimi i takimeve për diskutimin e draft raportit të fazës së parë:

E Martë: 22.12.2020 Ora 11.00 - 12.00Progresi në sektorin e ujit (prezanton REC Shqipëri)

ZOOM link: Topic: Zoom Meeting-Procesi në sektorin e ujit
Join Zoom Meeting
https://us02web.zoom.us/j/2480430425?pwd=SU5FM0ZPbjlFZDJiaUFVaFpYc2FyUT09
Meeting ID: 248 043 0425
Passcode: 035059

 

E Martë: 22.12.2020 Ora 12.00 - 13.00Progresi në sektorin e menaxhimit të mbetjeve (prezanton URI)

ZOOM link: Topic: Zoom Meeting-Progresi në sektorin e menaxhimit të mbetjeve
Join Zoom Meeting
https://us02web.zoom.us/j/2480430425?pwd=SU5FM0ZPbjlFZDJiaUFVaFpYc2FyUT09
Meeting ID: 248 043 0425
Passcode: 035059

 

E Mërkurë: 23.12.2020 Ora 11.00 - 12.00 - Progresi në sektorin e mbrojtjes së natyrës dhe biodiversitetit (prezanton INCA)

ZOOM link: Topic: Zoom Meeting-Progresi në sektorin e mbrojtjes së natyrës dhe biodiversitetit
Join Zoom Meeting
https://us02web.zoom.us/j/2480430425?pwd=SU5FM0ZPbjlFZDJiaUFVaFpYc2FyUT09
Meeting ID: 248 043 0425
Passcode: 035059

 

E Mërkurë: 23.12.2020 Ora 12.00 - 13.00 - Progresi në sektorin e legjislacionit horizontal (prezanton EDEN)

ZOOM link: Topic: Zoom Meeting-Progresi në sektorin e legjislacionit horizontal
Join Zoom Meeting
https://us02web.zoom.us/j/2480430425?pwd=SU5FM0ZPbjlFZDJiaUFVaFpYc2FyUT09
Meeting ID: 248 043 0425
Passcode: 035059

 

    Komentet janë të mbyllura.