Nëngrup pune për Ndryshimin Klimatik

Aspektet kryesore që mbulojnë direktivat dhe rregulloret e BE-së për nën-kapitullin lidhen me masat mbi ndryshimin e klimës, siç janë lëvizja drejt ekonomisë së ulët të karbonit; zvogëlimi i emetimeve jo CO2, duke përfshirë gazrat serrë të fluorinuar; masa për hidrofluorokarburet sipas Protokollit të Montrealit për substancat që hollojnë shtresën e ozonit; zvogëlimi i sasive të hidrofluorokarbureve të vendosura në treg, përfshirë efektet e tij në furnizimin për pajisje që emetojnë gazra serë të hidrofluorokarbureve dhe për zbatimin e Protokollit të Kiotos. Kërkesat e direktivave dhe rregulloreve sipas këtij kapitulli i kushtojnë vëmendje të veçantë aspekteve të tilla si monitorimi, raportimi, vlerësimi i rregullt, certifikimi dhe trajnimi. Veçanërisht, ky nën-kapitull përfshin:

  • Direktivën 2003/87/EC për krijimin e një skeme të tregtimit të njësive të lejuara të gazeve me efekt serrë brenda Komunitetit, e cila përcakton një skemë për tregtimin e njësive të lejuara të gazit serë brenda Komunitetit, të njohur si skema e Komunitetit, me qëllim promovimin e zvogëlimit të emetimeve të gazrave serë me kosto efektive dhe ekonomikisht të efektshme;
  • • Direktiva 1999/94 /EC në lidhje me disponueshmërinë e informacionit të konsumatorit mbi ekonominë e lëndës djegëse dhe emetimet e CO2 ne lidhje me tregtimin e makinave te reja për pasagjerë, e cili synon të sigurojë që informacioni në lidhje me ekonominë e lëndës djegëse dhe emetimet e CO2 në lidhje me makinat e reja për pasagjerë të ofruara për shitje ose qira në Komunitet t'u vihet në dispozicion konsumatorëve në mënyrë që ata të bëjnë një zgjedhje të informuar;
  • Direktiva 98/70/EC në lidhje me cilësinë e lëndëve djegëse benzinë dhe naftë, parashikon specifikimet teknike për arsye shëndetësore dhe mjedisore të lëndëve djegëse që do të përdoren në motorët me ndezje nga jashtë dhe nga motorët me vetëndezje;
  • Direktiva 2009/31/EC për ruajtjen gjeologjike të dioksidit të karbonit, e cila përcakton kuadrin ligjor për ruajtjen gjeologjike të sigurt në mjedis të CO2 për të kontribuar në luftën kundër ndryshimit të klimës;
  • Rregullorja (EU) Nr. 517/2014 për gazrat serrë të fluorinuara, e cila përcakton rregulla për kontrollin, përdorimin, rikuperimin dhe shkatërrimin e gazrave serrë të fluorinuara; vendos kushte për vendosjen në treg të produkteve dhe pajisjeve specifike që përmbajnë, ose funksionimi i të cilave mbështetet në gazrat serrë të fluorinuar; vendos kushte për përdorimin specifik të gazrave serrë të fluorinuar, si dhe përcakton kufij sasiorë për vendosjen në treg të hidrokarbureve;
  • Rregullorja (EC) 1005/2009 ‘për substancat që hollojnë shtresën e ozonit’ e cila parashikon rregulla në prodhimin, importin, eksportin, vendosjen në treg, përdorimin, rikuperimin, riciklimin, reklamimin dhe shkatërrimin e substancave që hollojnë shtresën e ozonit, për raportimin e informacionit në lidhje me ato substanca dhe për importin, eksportin, vendosjen në treg dhe përdorimin e produkteve dhe pajisjeve që përmbajnë ose mbështeten në ato substanca;
  • • Rregullorja (EU) Nr 525/2013 ‘për një mekanizëm për monitorimin dhe raportimin e emetimeve të gazrave serrë dhe për raportimin e informacioneve të tjera në nivel kombëtar dhe të Bashkimit, që ka lidhje me ndryshimin e klimës’, e cila krijon një mekanizëm që parashikon afatet, transparencën, saktësinë, vijueshmërinë, krahasueshmërinë dhe plotësinë e raportimit nga Bashkimi dhe Shtetet Anëtare të tij pranë Sekretariatit të UNFCCC; raportimin dhe verifikimin e informacionit në lidhje me angazhimet e Bashkimit dhe Shteteve Anëtare të tij në përputhje me UNFCCC, Protokollin e Kiotos dhe vendimet e miratuara sipas tij dhe vlerësimin e progresit drejt përmbushjes së këtyre angazhimeve; monitorimin dhe raportimin e të gjitha emetimeve antropogjene nga burimet dhe përthithësit e gazrave të serrës që nuk kontrollohen nga Protokolli i Montrealit për substancat që hollojnë shtresën e ozonit në Shtetet Anëtare; monitorimin, raportimin, rishikimin dhe verifikimin e emetimeve të gazrave serrë dhe informacion tjetër në përputhje me nenin 6 të Vendimit Nr. 406/2009/EC; raportimin e përdorimit të të ardhurave të krijuara nga shitjet në ankand; monitorimin dhe raportimin për masat e marra nga Shtetet Anëtare për tu përshtatur me pasojat e pashmangshme të ndryshimit të klimës me kosto të efektshme; vlerësimin e progresit nga Shtetet Anëtare drejt përmbushjes së detyrimeve të tyre në bazë të Vendimit Nr. 406/2009 / EC;
  • Rregullorja (EU) 510/2011 që përcakton standardet e performancës për shkarkimet nga automjetet e lehta të reja për tregti si pjesë e qasjes së integruar të Bashkimit për të reduktuar shkarkimet e CO2 nga automjetet e lehta që përcakton kërkesat e performancës së shkarkimit të CO2 nga automjetet e lehta të reja për tregti;
  • Rregullorja (EC) 443/2009 që caktojnë standardet e performancës për shkarkimet nga automjetet e reja për pasagjerë si pjesë e qasjes së integruar të Komunitetit për të reduktuar shkarkimet e CO2 nga automjetet e lehta;, e cila përcakton kërkesat e performancës për shkarkime të CO2 nga automjetet e reja të pasagjerëve, në mënyrë që të sigurohet funksionimi i duhur i tregut të brendshëm dhe të arrihet objektivi i përgjithshëm i Komunitetit Europian prej 120 g CO2 / km si shkarkim mesatar për flotën e re të automjeteve;
  • Vendimi Nr. 406/2009/EC mbi angazhimet për uljen e emetimeve të gazrave serë deri në vitin 2020, i cili përcakton kontributin minimal të Shteteve Anëtare në përmbushjen e angazhimit për uljen e emetimit të gazit serë të Komunitetit për periudhën 2013-2020 për emetimet e gazrave serë të mbuluara nga ky vendim, dhe rregullat për bërjen e këtyre kontributeve dhe për vlerësimin e tyre;

Komentet janë të mbyllura.