Aktivitete

Bashkëpunimi ndërmjet universiteteve, sektorit privat dhe qeverisë shqiptare per hartimin e politkave Mjedisore

Takimi i palëve të interesuara "Bashkëpunimi midis Universiteteve, sektorit privat dhe qeverisë shqiptare per hartimin e politikave Mjedisore” u zhvillua më 2 tetor 2019. Takimi u hap nga ministri Klosi i cili theksoi rëndësinë e përfshirjes së të gjithë palëve të interesuara në procesin përgatitor të negociatave me BE-në, duke filluar nga takimet e punës për direktiva specifike. Në seminar, u nda përvoja suedeze në lidhje me bashkëpunimin dhe përfshirjen e palëve të interesuara në politikëbërjen për mjedisin. Përvoja austriake u nda gjithashtu në lidhje me bashkëpunimin me Universitetet. Në takim u prezantuan fushat e mundshme për bashkëpunim në kuadër të negociatave të anëtarësimit në BE. U ra dakord që bashkëpunimi midis tre palëve kryesore të interesuara (botës akademike, sektorit privat dhe organizatave joqeveritare) në politikbërje për mjedisin duhet të vazhdojë dhe duhet të forcohet në të ardhmen duke përdorur strukturën ekzistuese administrative dhe procedurat për negociatat e Shqipërisë me BE-në.

    Komentet janë të mbyllura.