Green27+

Ndarja e përvojave dhe rrjetëzimi në rajon

Konsorciumi GREEN 27+ përfshin rreth 20 organizata mjedisore nga i gjithë vendi, të cilët kanë shprehur vullnetin e tyre për t'u përfshirë në procesin e Shqipërisë drejt BE-së dhe negociatat për Kapitullin 27: Mjedisi. Partnerët në këtë konsorcium, përkatësisht REC Albania si organizatë udhëheqëse, Qendra për Mjedis, Zhvillim, Edukim dhe Rrjetëzim (EDEN), Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) dhe Instituti i Kërkimeve Urbane (URI), janë angazhuar në zhvillimin e një programi mbështetje dhe ngritje të kapaciteteve për shoqërinë civile. Pas rezultateve të procesit të negociatave të deritanishme të BE-së, programi i parë pilot është një kontribut drejt procesit duke zhvilluar dhe artikuluar pozicionin e OSHC-ve në negociatat BE-Shqipëri në lidhje me temat e Kapitullit 27: Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike.

Objektivat specifike të projektit janë:

  • Forcimi i kapaciteteve të OSHC-ve mjedisore për të mbështetur anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe nxitja e pjesëmarrjes së tyre proaktive dhe konstruktive në procesin e negociatave me BE-në;
  • • Mbështetja për bashkëpunimin midis OJQ-ve për të formuluar dhe komunikuar qëndrime të përbashkëta për çështjet mjedisore;
  • Rritja e vetëdijes dhe stimulimi i rolit aktiv të shoqërisë civile të Shqipërisë për çështjet e anëtarësimit në BE

Shkëmbimi me organizatat e tjera në rajon me përvojë në hartimin e raporteve të ngjashme dhe përfshirjen e shoqërisë civile është parashikuar gjatë gjithë zbatimit të projektit. Për shkak të situatës COVID-19 dhe kufizimeve të ngjarjeve në grupe fizike, aktivitetet e para kryesore të projektit u organizuan përmes mjetit të komunikimit të bazuar në internet (platforma ZOOM). Kështu, shkëmbimi i parë i planifikuar si ndarje e përvojave u organizua përmes kësaj platforme me Koelicija 27, me vendndodhje në Serbi, më 22 qershor 2020, ku i ftuari Goran Sekulic (WWF Adria) ndau përvojën e tij mbi metodologjinë dhe përparimin e procesit në Serbi.

Takimi rezultoi shumë me vlerë, pasi të gjithë anëtarët e konsorciumit kishin hartuar një numër pyetjesh dhe z. Sekulic ishte më shumë se i gatshëm të ndante mendimin e tij për këto pyetje, duke marrë parasysh përvojën e tij të mëparshme me procesin.

    Komentet janë të mbyllura.