Aktivitete

Kërkesat e Direktivave për emetimet industriale dhe impiantet mesatare të djegies

Më 4 dhjetor 2019 u zhvillua seminari me temë "Kërkesat e Direktivave për emetimet industriale dhe impiantet mesatare të djegies" me qëllim prezantimin e kërkesave kryesore të Direktivës për emetimet industriale (IED) dhe Direktivës për Impiantin mesatare të djegies (MCPD) si dhe kriteret për identifikimin e izolimeve sipas IED dhe MCP - mënyra e përzgjedhjes dhe lejimit.

Gjithashtu u prezantua statusi aktual i transpozimit, zbatimit dhe aftësisë administrative të Shqipërisë në lidhje me IED dhe MCP dhe sistemin lejues të instalimeve.

Në takim u diskutuan kriteret dhe metodologjia për identifikimin e instalimeve dhe përgatitjen e listës së instalimeve sipas IED dhe MCPD dhe puna e ardhshme e nevojshme. Në këtë seminar morën pjesë përgjegjës nga MTM dhe institucionet përkatëse për të dy direktivat. Eksperti i SEPA ishte i pranishëm dhe ndau përvojën e tij në zbatimin e të dy direktivave, si dhe në përfshirjen e tij në zhvillimin e Teknikave më të Mira në Dispozicion në nivelin e BE-së.

 

    Komentet janë të mbyllura.