Aktivitete

Takimet NAD (7-18 tetor)

Gjatë periudhës 7-18 tetor 2019, u zhvilluan 7 takime midis ekspertëve kombëtarë dhe përfaqësuesve të institucioneve përkatëse, ku u diskutuan veprimet e identifikuara dhe projekt-dokumentet e NAD (Fishat e projektit). Ekspertët kombëtarë bënë një prezantim të NAD dhe propozuan veprimet e nevojshme për zbatimin e direktivave / rregulloreve përkatëse. Situata aktuale u diskutua me përfaqësues të institucioneve dhe u dhanë sugjerime dhe u bënë komente me qëllim që me veprimet e duhura të eliminohen të gjitha boshllëqet e identifikuara.

37 NAD - fisha projekti u përgatitën, ku u identifikua nevoja për më shumë se 50 MEUR për asistencë teknike që i nevojitet Shqipërisë për transpozimin dhe zbatimin e legjislacionit të BE-së për Kapitullin 27.

    Komentet janë të mbyllura.