Aktivitete

Përfshirja e OJQ-ve në negociatat me BE-në për Kapitullin 27 - Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike

OJQ-të vlerësohen si një nga palët e interesuara më të rëndësishme, pjesëmarrja e të cilave mund të sjellë vetëm avantazhe për bisedimet me BE-në për Kapitullin 27. Duke pasur këtë gjë parasysh, në 7 maj 2019, SANE27 në bashkëpunim me MTM organizoi seminarin "Përfshirja e OJQ-ve në negociatat me BE-në për Kapitullin 27 - Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike”. Në këtë seminar u diskutua dhe u dakordësua përfshirja e OJQ-ve në negociatat me BE-në, dhe mënyrat dhënies së kontributit. OJQ-të pjesëmarrëse shprehën gatishmërinë e tyre për të marrë pjesë në procesin e negociatave me BE-në dhe kërkuan mbështetje për forcimin e njohurive të tyre për kërkesat e Kapitullit 27 dhe për tu përgatitur për negociatat me BE-në, veçanërisht për nën-kapitujt: çështje horizontale, mbetjet, ujërat dhe ruajtja e natyrës.

    Komentet janë të mbyllura.