Aktivitete

Sesione përgatitore për Bilateral Screening

Gjatë javës së 5-9 majit, SANE 27 organizoi seanca përgatitore për të mbështetur Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit në përgatitjet përfundimtare për takimet Bilaterale për Kapitullin 27 që do të zhvillohen në Bruksel nga data 19 qershor deri më 23 qershor.

Gjatë këtyre takimeve, ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë të kontraktuar nga SANE 27, së bashku me personat përgjegjës nga administrata (MTE, MIE, AKUM, AKM etj) për çdo direktivë/rregullore të çdo nënkapitulli, punuan për finalizimin e prezantimeve, si dhe për disa u zhvillua ushtrime role-play .

    Komentet janë të mbyllura.