Aktivitete

Takimet SPA 8 mars-5 prill

 

Takimet e Vlerësimit Përgatitor për Screening (SPA) u vlerësuan si shumë të rëndësishme për procesin e negociatave, veçanërisht pas takimeve shpjeguese për Kapitullin 27 për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që u zhvilluan në Bruksel gjatë 13-17 majit 2019.

Qëllimi kryesor i takimeve SPA ishte vlerësimi i nivelit aktual të transpozimit dhe zbatimit të të gjitha direktivave / rregulloreve në lidhje me Kapitullin 27, identifikimi i boshllëqeve dhe propozimi i masave për të mbyllur këto boshllëqe të identifikuara. Për të kryer këto detyra, u caktuan 19 ekspertë kombëtarë që SANE27 i kontraktoi në dhjetor 2018. 17 takime SPA u mbajtën nga 17 marsi deri në 5 prill 2019. Çdo ditë iu kushtua një nën-kapitulli specifik të Kapitullit 27 siç janë çështjet horizontale, Cilësia e ajrit, Menaxhimi i Mbetjeve, Kontrolli i Ndotjes Industriale, Kimikatet, Ujërat, Natyra, Zhurma, Ndryshimi Klimatik dhe direktivat / rregulloret përkatëse. Në secilin takim, ekspertët kombëtarë bënë një prezantim të shkurtër të gjetjeve të tyre. Përfaqësues nga autoritetet kombëtare ishin të pranishëm në secilin takim. Pas çdo prezantimi pati vend për diskutime dhe u bënë pyetje të ndryshme mes përfaqësuesve nga autoritetet dhe ekspertëve vendas. Në fund të secilit takim, u hartuan konkluzionet që identifikuan boshllëqet kryesore dhe masat dhe mënyrat për t'i eliminuar ato. Në takimet SPA morën pjesë ekspertë të SEPA-s dhe ndërkombëtarë për të ndarë përvojën e tyre në BE në zbatimin e direktivave dhe rregulloreve përkatëse, si edhe përvojën në procesin e negociatave me BE për Kapitullin 27. Ata i dhanë këshilla dhe udhëzime përfaqësuesve të administratës shqiptare për mënyrën e menaxhimit të disa sfida me të cilat përballen.

Nga 17 takimet SPA që u zhvilluan, boshllëqet kryesore për secilën direktivë / rregullore të identifikuar janë renditur më poshtë.

Boshllëqet e përgjithshme:

  • Transpozim i mëtejshëm i nevojshëm
  • Domosdoshmëria për krijimin e strukturës përkatëse administrative
  • Efikasiteti i komunikimit midis institucioneve dhe palëve të interesuara
  • Forcimi i kapaciteteve në administratën kombëtare dhe lokale
  • Rritja e ndërgjegjësimit të përgjithshëm për mjedisin

Bazuar në konkluzionet për çdo direktivë / rregullore, është përgatitur si fishë/skedë projekti një dokument i vlerësimit të nevojave.

 

    Komentet janë të mbyllura.