Nëngrup pune për Cilësinë e Ajrit

Nënkapitulli i Cilësisë së Ajrit përfshin pesë direktiva: Direktivën Kuadër 2008/50/EC dhe Direktivat 2016/2284/EC NEC, 2016/802/EC Përmbajtja e squfurit, 94/63/EC VOCs benzinë dhe 2009/126/EC Faza II VOCs benzinë.

  1. 1. Direktiva Kuadër, Direktiva 2008/50/EC për cilësinë e ajrit të ambientit dhe ajër më të pastër (Direktiva e Cilësisë së Ajrit të Ambientit) ofron kontekstin e përgjithshëm ligjor dhe politik, ndërsa masa më specifike ligjore dhe udhëzime që detajojnë zbatimin lihen të rregullohen nga Shtetet Anëtare. Legjislacioni për cilësinë e ajrit të ambientit synon krijimin dhe mirëmbajtjen e një standardi të cilësisë së ajrit, i cili nuk ndikon negativisht në shëndetin e njeriut ose në mjedis. Direktiva përfshin pragun, vlerat limit dhe vlerat e synuara të përcaktuara për të vlerësuar çdo ndotës që mbulon Direktiva, përcaktimin e zonave dhe aglomeratet dhe organet specifike për të kryer detyrat e përcaktuara duke përdorur të dhënat e mbledhura në pikat e përzgjedhura të kampionimit. Elementë të tjerë kyç të Direktivës konsistojnë në prezantimin e planeve të cilësisë së ajrit, ku nivelet e ndotjes në një zonë të veçantë janë më të larta se pragu dhe planeve afatshkurtër të veprimit, nëse ekziston rreziku që nivelet e ndotjes të tejkalojnë pragun, etj.
  2. Direktiva 2016/2284 mbi reduktimin e emetimeve kombëtare të disa ndotësve atmosferikë (Direktiva e re për Tavanin Kombëtar të Emetimeve (NEC)), përcakton angazhime kombëtare për reduktimin e pesë ndotësve (dioksid squfuri, oksid nitrik, përbërjet organike të paqëndrueshme, amoniak dhe grimca) përgjegjës për acidifikimin, eutrofikimin dhe ndotjen e ozonit troposferik të cilat çojnë në ndikime të konsiderueshme negative në shëndetin e njeriut dhe në mjedis.
  3. Direktiva (BE) 2016/802 e Parlamentit Europian dhe e Këshillit për reduktimin e përmbajtjes së squfurit në disa lëndë djegëse, ka për qëllim luftën kundër emetimeve të dioksidit të squfurit, të cilat janë një nga shkaqet e acidifikimit dhe formimit të grimcave në BE, dhe janë një nga faktorët që shkaktojnë dëme në ekosisteme, biodiversitet dhe shëndetin e njeriut.
  4. Direktiva 94/63/EC Mbi kontrollin e emetimeve të komponimeve organike të paqëndrueshme (VOC) që rezultojnë nga depozitimi i benzinës dhe shpërndarja e tij nga terminalet në stacionet e shërbimit synon të zvogëlojë emetimet nga komponimet organike të paqëndrueshme për shkak të avullimit të benzinës në zinxhirin e ruajtjes dhe shpërndarjes së karburantit. Ndryshuar me Rregulloret (EC) 1882/2003 dhe (EC) 1137/2008 dhe Vendimin BE (2018/853) të datës 30 maj 2018.
  5. Direktiva 2009/126/EC mbi fazën II të rigjenerimit të avullit të benzinës gjatë mbushjes së mjeteve motorike në pikat e shitjes synon rigjenerimin e avullit të benzinës të zhvendosur nga serbatori i një automjeti gjatë mbushjes së mjeteve motorike në pikat e shitjes. Ndryshuar nga Direktiva 2014/99/EU.

Komentet janë të mbyllura.