Aktivitete

Planifikimi i Investimeve në Mjedis për Negociimet për Kapitullin 27

Për të rritur ndërgjegjësimin për investimet mjedisore të nevojshme për negociatat me BE-në, si dhe për të kuptuar më mirë planifikimin për investime për Kapitullin 27, "SANE27" në bashkëpunim me MTM, organizoi seminarin "Planifikimi i Investimeve Mjedisore për Negociatat për Kapitullin 27", më 13 -14 Nëntor 2018.

Seminari u përqendrua në nevojën për vlerësimin dhe planifikimin e investimeve për Negociatat për Kapitullin 27, sidomos për nën-kapitujt e mbetjeve dhe ujërave. U prezantuan dhe u diskutuan kërkesat e BE-së në Kapitullin 27 dhe dokumentet përkatëse të nevojshme për negociatat me BE-në në mbështetje të periudhave kalimtare. U prezantua përvoja e vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve kandidate në lidhje me investimet, së bashku me aktivitetet e KfW-së në sektorin e mbetjeve dhe ujërave në Shqipëri dhe roli i JASPER në përmbushjen e kritereve të investimeve në mjedis.

 

    Komentet janë të mbyllura.