Në tetor 31, 2022, SANE 27, së bashku me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, organizuan workshop-inMenaxhimi i produkteve plastike një përdorimëshe Workshop-i solli një diskutim të hapur në lidhje me kërkesat e Direktivës 2019/904 të datës 5 qershor 2019on the reduction of the impact of certain plastic products on the environment”Këto kërkesa janë të lidhura ngushtë edhe me nismën që Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka marrë për ndalimin e qeseve plastike një përdorimëshe dhe që do të vijojë me produkte të tjera plastike për të përmirësuar situatën mjedisore në Shqipëri. Gjatë workshop-it u prezantua përvoja e zbatimit të kësaj direktive në shtetet anëtare të BE-së për të mësuar kështu nga përvoja e tyre dhe të kontribuojë në diskutime të detajuara se si të transpozohet dhe zbatohet kjo direktivë. Në këtë workshop ishin të pranishem Zv. Ministrja e MTM, Këshilltari i Ministres, perfaqesues te tjerë nga ministria dhe institucione të tjera, si dhe të përfaësues nga grupet e interesit.
Pëlqej