Aktivitete

Menaxhimi i rrymave specifike të mbetjeve përmes Sistemit të Përgjegjësisë së Zgjeruar të Prodhuesit

Në 11 tetor, 2022, Ministria e Mjedisit dhe Turizmit, me mbështetjen e programit SANE 27, organizuan workshop-in "Menaxhimi i rrymave specifike të mbetjeve përmes Sistemit të Përgjegjësisë së Zgjeruar të ProdhuesitKy workshop u konsiderua shumë i rëndësishëm pasi sjelli një diskutim të hapur në lidhje me projekt ligjin “Për Përgjegjësinë e Zgjeruar të Prodhuesit për menaxhimin e rrymave specifike të mbetjeve”(Projekt Ligji i EPR) që pritet të miratohet brenda tremujorit të parë të vitit pasardhës nga Parlamenti. Projekt Ligji i EPR, pasi të jetë miratuar, do të sigurojë një bazë tëqëndrueshme për ngritjen e skemave për grumbullimin dhe riciklimin e rrymave specifike të mbetjeve si ambalazhet dhe mbetjet e tyre, mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike dhe mbetjet e baterive dhe akumulatorëve. Këto do të përmirësojnë në mënyrë domethënëse praktikat aktuale të menaxhimit të mbetjeve dhe do t’i japin një shtytje industrisë ricikluese në Shqipëri.

Ky workshop shërbeu edhe për të paraqitur përvojat e zbatimit të sistemeve të EPR në shtetet anëtare të BE-së dhe ato që kanë statusin kandidat për në BE, si Hungaria apo Qipro, duke mundësuar që të mësojnë prej përvojave të tyre dhe të kontribuojë në diskutime më cilësore për projektligjin e EPR.

Në workshop-i ishte e pranishme Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ambasadorja e Swedisë në Shqipëri si dhe përfaqësues të lartë të institucioneve që lidhen me sistemin e menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri.

    Komentet janë të mbyllura.