Aktivitete

Përgatitja për t'ju përgjigjur pyetjeve të Screening për nënkapitujt e Ajrit, Mbetjeve dhe Kontrollit të Ndotjes Industriale të Kapitullit 27

Në pritje të një vendimi pozitiv për hapjen e negociatave me BE-në në maj të vitit 2020, MTM më 27 Janar 2019 me mbështetjen e SANE27, organizoi një takim për të informuar stafin e MTM dhe institucioneve të tjera, që kanë lidhje me nën-kapitujt për ajrin, mbetjet dhe kontrollin e ndotjes industriale, hapat që duhet të ndiqen me hapjen e negociatave. Vëmendje e veçantë i është kushtuar procesit të screening, si pjesë e parë e negociatave me BE-në. Gjatë screening, Komisioni Europian do të dërgojë pyetje bilaterale të screening në lidhje me transpozimin dhe zbatimin e direktivave dhe rregulloreve të BE-së në Kapitullin 27. Pyetjet lidhen me kërkesat e zbatimit në nivelin e neneve të direktivave ose rregulloreve.

Në takim, Drejtuesja e Ekipit SANE27, Jadranka Ivanova, prezantoi procesin e negociatave me BE-në dhe skenarët e pritshëm për Shqipërinë. Ajo gjithashtu prezantoi me detaje kërkesat e BE-së për direktivat dhe rregulloret në nën-kapitujt për Ajrit, Mbetjet dhe Ndotjen Industriale dhe Kontrollin. U dakordësua afati kohor për t'iu përgjigjur pyetjeve të screening për këto nënkapituj.

 

    Komentet janë të mbyllura.