Aktivitete

Përgatitja për negociatat për Kapitullin 27: mobilizim për mbështetje për mjedisin Shqiptar

"Përgatitja e negociatave për Kapitullin 27: mobilizim per mbështetje për mjedisin shqiptar", u mbajt më 11 nëntor 2019. Ky ishte një takim i nivelit të lartë ku morën pjesë 63 pjesëmarrës nga përfaqësi të ndryshme diplomatike dhe institucione ndërkombëtare të pranishme në Shqipëri. Takimi u hap nga Ministri Klosi, Ambasadori i BE-së z. Soreca, Ambasadorja Suedeze znj. Hastad dhe koordinatori rezident i OKB-së Z. Willimas. Në takim, zëvendësministri i MEPJ-së z. Dedja dhe zëvendësministre e MTM Ornela Cuci prezantuan përpjekjet e vendit për përgatitjen për negociatat me BE-në dhe përgatitjen e screening bilateral për Kapitullin 27: Udhërrëfyesi. Nevojat e negociatave me BE-në dhe përmbledhja e Raportit Përgatitor të Screening për Kapitullin 27 u paraqit nga Eksperti i Lartë i SANE27 për Anëtarësimin (SAE), Arunas Kundrotas, ndërsa Drejtuesja e Ekipit të Programit, Jadranka Ivanova, prezantoi vlerësimin e nevojave për mbështetjen e zbatimit si përmbledhje e skedave të përgatitura të projektit. Komuniteti i donatorëve tregoi interes në procesin e vlerësimit dhe nevojat e paraqitura për Kapitullin 27. U konkludua se dialogu midis administratës dhe komunitetit të donatorëve në Shqipëri duhet të vazhdojë për të siguruar shfrytëzimin maksimal të fondeve në dispozicion që plotësojnë nevojat e vendit. Pjesëmarrësit, në veçanti donatorët, e konsideruan NAD si një mjet shumë të dobishëm për të strukturuar mbështetjen e tyre në të ardhmen. Tabela përmbledhëse e NAD dhe disa skeda të projektit janë shpërndarë shtesë disa donatorëve me kërkesë të tyre.

    Komentet janë të mbyllura.