Më 05-06 Shkurt 2019, SANE27 organizoi një takim planifikimi dy ditor për të filluar përgatitjet për screening dhe negociimin e Kapitullit 27, si dhe u planifikuan aktivitetet për periudhën shkurt - qershor 2019.
Seanca e parë e ditës iu kushtua analizës së situatës dhe zhvillimeve të mundshme për negociatat për Kapitullin 27. U shtjelluan situatat aktuale, zhvillimet e pritshme dhe aspektet kryesore të përgatitjes për negociata.
Seanca e dytë iu kushtua prezantimit të përvojës serbe në lidhje me negociatat për Kapitullin 27, nga fillimi i procesit përgatitor, deri tek takimet bilaterale të screening, qëndrimet negociuese dhe periudhat kalimtare. Seanca e tretë iu kushtua rolit të MTM si institucion kryesues për përgatitjen dhe koordinimin e screening të Kapitullit 27. Në këtë seancë u diskutuan masat kryesore që duhen ndërmarrë, përfshirja e institucioneve të tjera dhe pritshmëritë e tyre, rolet e njësive koordinuese dhe sektoriale, si dhe çështje të mundshme që mund të hasen.
Në ditën e dytë u diskutuan periudhat e mundshme kalimtare për disa direktiva dhe si të fillohet përgatitja për negociata. Në fund, seanca përfundimtare iu kushtua dhe u miratua Plani i Aktiviteteve të SANE27 për periudhën janar - qershor 2019.
Pëlqej