Në 22-23 tetor 2018, MTM në bashkëpunim me SANE27 organizoi një seminar dy-ditor me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për procesin e negociatave me BE-në për Kapitullin 27 ku morën pjesë palët përkatëse si autoritetet kombëtare dhe vendorë që kanë kompetenca në fushën e mjedisit, por edhe përfaqësues të organizatave joqeveritare, botës akademike, sektorit të biznesit dhe Parlamentit. Seminari u nda në dy seanca.
Sesioni i parë i seminarit shërbeu për të prezantuar aktivitetet që Ministria po ndërmerr për përgatitjen për screening, aktivitetet e SANE27, procesin e negociatave me BE-në për Mjedisin dhe sfidat kryesore të tij. Kjo seancë ishte e hapur për të gjithë pjesëmarrësit, dhe u diskutuan çështje prioritare të rëndësishme për negociatat për Kapitullin 27.
Seanca e dytë kishte të bënte me rolin e OJQ-ve në negociatat për anëtarësimin në BE në sektorin e Mjedisit dhe Ndryshimit Klimatik. Seanca ishte e dedikuar vetëm për përfaqësuesit e OJQ-ve. MTM konsideron se OJQ-të mund të luajnë një rol shumë të rëndësishëm në negociatat e ardhshme të Shqipërisë me BE-në dhe përfshirja e tyre në procesin e përgatitjes për negociatat me BE-në për Kapitullin 27 Mjedisi dhe Ndryshimi Klimatik është thelbësor për të pasur negociata të suksesshme.
Pëlqej