Grupet sektoriale të punës
Grupet sektoriale të punës krijohen për secilin nën-kapitull në Kapitullin 27 nga anëtarët e GPNI27 dhe personat përgjegjës për secilën direktivë / rregullore dhe personat që do të kontribuojnë në transpozim dhe zbatim nga institucione të ndryshme brenda administratës shqiptare që kanë kompetenca në fushën e mjedisit dhe ndryshimit klimatik.
Anëtarët e nëngrupit të punës emërohen sipas përgjegjësisë së institucioneve të tyre përkatëse në lidhje me acquis në Kapitullin 27. Çdo nëngrup pune kryesohet dhe koordinohet nga anëtari i GPNI që përfaqëson institucionin përgjegjës për të gjitha ose për shumicën e temave përkatëse ose grupit të temave (Drejtuesi i nëngrupit të punës). acquis in Chapter 27. Each Working Subgroup is chaired and coordinated by the member of the IIWG representing the institution responsible for all or for most of the relevant topics or group topics (Head of Working Subgroup).
Detyrat kryesore të anëtarëve të GPNI/personave përgjegjës për direktivat dhe rregulloret e Kapitullit 27 gjatë procesit të integrimit në BE dhe përgatitja për kontrollin paraprak bilateral përfshijnë, por jo vetëm:
- Sigurimi që çdo akt ligjor përkatës i BE-së të analizohet, statusi dhe planet për transpozim, zhvillim institucional, zbatim dhe ekzekutim të përgatiten si input i nevojshëm për të përgatitur materiale për kontrollin paraprak bilateral;
- Pjesëmarrje dhe kontribut në Procesin e Vlerësimit Përgatitor të Kontrollit Paraprak (SPA);
- Pjesëmarrje dhe kontribut në procesin e vlerësimit të nevojave;
- Hartim i përgjigjeve për pyetësorin e Kontrollit Paraprak;
- Hartim i planeve të veprimit për direktivë / rregullore të veçantë gjatë kontrollit paraprak;
- Kontribut në përgatitjen e raporteve të progresit për integrimin në BE;
- Përgatitje e prezantimeve në lidhje me aktet ligjore përgjegjës gjatë takimit bilateral të Kontrollit Paraprak dhe gjatë takimit tjetër me Komisionin Europian, si të rëndësishme për Integrimin Europian;
- Pjesëmarrje në Kontrollin Paraprak Bilateral dhe takime të tjera, si pjesë e Delegacionit, dhënia e prezantimeve në lidhje me aktin ligjor përgjegjës;
- Përgatitje e përgjigjeve dhe informacionit shtesë pas kërkesave të tilla nga Komisioni Europian ose autoritetet kombëtare;
- Identifikim i direktivave që kërkojnë mundësisht periudha kalimtare, propozojnë masa për organizimin e hartimit të planeve të Zbatimit të Direktivës Specifike dhe dokumentacioni tjetër mbështetës, siç kërkohet;
- Identifikimi i çështjeve kërkon analizim dhe sqarim të mëtutjeshëm me KE ose institucione të tjera;
- Monitorimi i zbatimit dhe zhvillim i mëtejshëm i Planit Kombëtar të Integrimit Europian (PKIE);
- Kryerje e detyrave të tjera siç vendoset nga GPNI.
1. Nëngrup pune për legjislacionin horizontal
2. Nëngrup pune për Cilësinë e Ajrit
3. Nëngrup pune për menaxhimin e mbetjeve
4. Nëngrup pune për Cilësinë e Ujit
5. Nëngrup pune për mbrojtjen e natyrës
6. Nëngrup pune për kontrollin e ndotjes industriale